Kush jemi ne -
Optik de Lunette është një optikë moderne që bashkon teknologjinë e avancuar me kujdesin e specializuar për shikimin tuaj. Me staf të kualifikuar dhe një laborator të pajisur me aparaturat më të fundit, ofrojmë zgjidhje të sakta dhe estetike për çdo nevojë të klientëve tanë.
Teknologji e avancuar
Zgjidhje të personalizuara
Lente me cilësi premium
Kujdes gjithëpërfshirës për sytë

Xhamat Optik që përdorim
Në Optik de Lunette, ne përdorim vetëm xhama cilësorë dhe të personalizuar sipas recetës së klientit.
Çdo lente përpunohet me kujdes në laboratorin tonë modern, duke garantuar saktësi të lartë optike, rehati në shikim dhe rezistencë maksimale.
Karakteristikat e xhamave tanë:
- Anti-refleks - për mbrojtje nga ndriçimi i tepërt dhe për një shikim më të qartë.
- Filter Blue Light - deal për ata që kalojnë shumë kohë para ekranit.
- Rezistent ndaj gërvishtjeve - për jetëgjatësi dhe pastërti të xhamit.
- Me shtresë hidro-fobike - që ndihmon në mbrojtjen ndaj lagështirës dhe papastërtive.
- Ultra të hollë dhe të lehtë - për një pamje estetike dhe komoditet maksimal.
Pavarësisht nëse keni nevojë për xhama për miopi, hipermetropi, astigmatizëm apo për përdorim të përditshëm, ne sigurohemi që të merrni zgjidhjen më të mirë të mundshme për shikimin tuaj.